RRETH MEJE``- krijoj vetëm website të bukura dhe funksionaleNjeriu mbetet i pazëvendësueshëm, përballë teknologjisë.Ne jemi njerëz me përvojë në përdorimin e të gjitha burimeve tona,për të arritur rezultatet më të mira dhe cilësinë e lartë.Ju mirëpres të më kontaktoni!

Nr Tel. : +355 69 292 8876

ADRESA EMAIL: arqile.kosta@gmail.com

E gjitha fillon me pasionin e rinisë, për eksplorimin e përvojave të reja në mësim, teatër, pikturë, elektronikë dhe sport. Në universitet mësova filozofi, etikë, estetikë e sociologji. Kjo më forcoi interesin për njerzit, punën, artin dhe shoqërinë. Gjatë vjetëve të punës si punonjës social dhe mësimdhënës, aplikova në jetën praktike e në krijimtari, aftësitë dhe dijet e fituara. Shkrova manuale, katalogë, monografi dhe ndertova faqe interneti, duke kërkuar rrugë, metoda dhe teknologji të reja. Jam i apasionuar ndaj krijimtarisë, zhvillimit web dhe i fokusuar në ndërtimin dhe mirëmbajtjen e faqeve të internetit për prezantime biznesi, shitje online, bloge dhe portofolio individuale.
CMS (Content Management Systems) Open-source: Joomla, WordPress, Drupal, Magento. 12 vjet eksperiecë e bashkëpunim me klientë të ndryshëm: kompani dhe individë shqiptarë e të huaj.
Përvoja 30 vjeçare si pedagog i Sociologjisë, Deontologjisë dhe si zhvillues Web, më japin avantazhin të kuptoj mirë nevojat e marketingut të bizneseve, organizatave dhe individëve.